Mustafa: Jemi të gatshëm të respektojmë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, para gazetarëve deklaroi se partia e tij është e gatshme ta respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Mustafa po ashtu deklaroi se askush përveç Gjykatës nuk ka të drejtë që  ta pengojë mbajtjen e seancës.

“Ne nuk dyshojmë që gjitha masat që janë marrë deri tash nuk kanë qenë kushtetuese, edhe dekreti i presidentit edhe fazat që kanë pru deri te ky dekret. Por me që çështja është iniciu në Gjykatë Kushtetuse ne kemi me e respektu. Askush përveç Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të pengojë mbajtjen e seancës”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa i nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, tha se qeveria e re, e drejtuar nga ai do të ketë 16 ministri.

Sipas Hotit, do të ketë ndryshime në ministrinë e Ekonomisë.

“Në cilësinë e mandatarit,  gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri. Ne ende nuk e kemi caktu kabinetin nga ana e LDK-së. Kemi bërë një rishikim të ministrive, te ajo e ekonomisë kemi bërë disa ndryshime”, tha Hoti.

Hoti: Qeveria e re do t’i ketë 16 ministri