Mustafa i thotë Lajçakut se marrëveshja me Serbinë duhet të sjellë njohje reciproke

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi,  Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media të kësaj partie, gjatë takimit u fol për temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

I pari i LDK-së ka shprehur qëndrimin se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët.

“Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në komunikate.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë për vizitë treditëshe për t’u takuar me liderët politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.