ARKIV - Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa Foto: ZKM

Mustafa i del në mbrojtje familjes Haradinaj: Është turp i turpit të përgojosh nanën e dëshmorëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetët së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila ka deklaruar se nëna e Ramush Haradinajt është shëruar jashtë vendit.

Përveç nënës së Haradinajt, Pacolli kishte përmendur edhe shërimin e ish kryeministrit Mustafa që është shkuar jashtë vendit.

Në lidhje me këtë ka reaguar vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke e quajtur “logjikë fashiste”.

Sipas tij, është turp i turpit të përgojosh nënën e dëshmorëve të lirisë.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa:

Logjikë fashiste!

Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.

Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM