Matthew Palmer - Foto: REL/Reuters

Mustafa e Osmani takohen me Palmerin, flasin për sundimin e ligjit dhe dialogun me Serbinë

Zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe me kandidaten për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi, thuhet se u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Kryetari Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Kujtojmë se në orën 13:30, Përfaqësuesi Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Palmer sot pritet të qëndrojë në Kosovë