Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Mustafa: Do angazhohem për koalicion paszgjedhor me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ma ane të një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se nga sot fillon gara e vërtetë.

Ai shtoi se që nga data 3 gusht u ka bërë ftesë publike partive më të mëdha që të maten veç e veç në zgjedhje.

“Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.  Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok”, ka shkruar Mustafa.

Tutje Mustafa ka shkruar se LDK do të punoj për të dekriminalizuar Kosovën.

“LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA. Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!”, ka shkruar Mustafa.

‘Ethet e së premtes’: Partitë e mëdha përballën veçmas më 6 tetor

.