Intervistë: Besian Mustafa. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mustafa: Asnjë bujk nuk ka ardhur me fakte për keqpërdorim të granteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përballë Jeta Xharrës ka folur për akuzat që vijnë nga bujqit për keqpërdorim të granteve.

Mustafa tha se gjatë kohës në terren më së shumti merr akuza për keqpërdorim në serra.

“Ata i kanë lidhjet me politikën, një akuzë që përmendet për çdo send. Që prej kur jam ministër, nga muaji shkurt, kam takuar me mijëra bujq dhe të gjithë kanë akuzë të njëjtë se si diku u shpërndanë më shumë. Kur u them ta raportojmë në polici, nuk duan të kenë punë me ta. Ende asnjë bujk nuk më ka sjellë fakte që të shkojmë bashkë me ta në prokurori”, ka thënë Mustafa.

Besian Mustafa tutje shtoi se bujqit që janë në listë të kontrabandimit hiqen nga lista e granteve.

“Ata bujq për të cilët ka fakte se merren me kontrabandë, largohen nga lista për përfitim fondesh nga ministria”, ka shtuar ministri Mustafa.

.