Mustafa : Asgjë nuk është bërë në Kosovë pa LDK-në

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se në Kosovë nuk është bërë asgjë pa LDK-në.

“Partia është konsoliduar mirë, kemi pasur rol të rëndësishëm. Asgjë nuk është bërë në Kosovë pa Lidhjen Demokratike, pa involvimin e LDK-së dhe pa kyqjen e drejtpërdrejtë të LDK-së”, ka thënë Mustafa gjatë një emisioni në T7.

Po ashtu, Mustafa është shprehur se deri sa ishte në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës partia kishte pësuar ngritje.

“Unë e kam marrë LDK-në diku me 128 mijë vota. E kam sjellë në 205 mijë në zgjedhjet e parafundit të mbajtura në Kosovë. Gjithmonë kemi shkuar në rritje. Konkurrent kryesorë e kemi pasur PDK-në. Aty jemi sjell diku” ka thënë Mustafa.