Musliu Shoshi: Tërheqja e 13 ambasadorëve është barrë e rëndë për diplomacinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tërheqja e 13 ambasadorëve është barrë e rëndë për diplomacinë kosovare.

“Me tërheqjen e Ambasadorëve Politik nga misioni ka menduar të merr praktik nga disa shtet që këtë veprim e kanë të rregulluar me ligj. Të tërheqësh 13 ambasador në një kohë është barrë e rëndë për diplomacinë e brisht kosovare”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Tutje, ajo këtë e ka konsideruar si hakmarrjen ndaj shtetit të Kosovës.

“Asnjëri nga këta ambasador nuk ka punuar për ndarjen e Kosovës e as kundër vendit, ky veprim rrezikon funksionim e shërbimeve të jashtëm duke lënë ambasadat pa shefa të misione. Kjo do të thotë hakmarrje ndaj Kosovës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Këta janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga Vjosa Osmani