Musliu përshëndet ‘arritjen’ e qeverisë së re, identifikimin e pacientëve me COVID-19 nga ministri Zemaj

Deputetja e PDK-së Gaimete Musliu gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se e përshëndet një arritje të qeverisë Hoti, duke iu referuar deklaratës së djeshme të Ministrit të Shëndetësisë që tha se ia dallon deputetes së LVV-së në sy simptomat e COVID-19

 

“Dua të përshëndes një arritje superiore të qeverisë së re përkatësisht ministrit Zemaj i cili ka arritur tashmë t’i identifikojë pacientët që janë pozitiv me coronavirus pa pas nevojë me bo testin dhe kjo duhet me u përshëndet”, tha Musliu.

Musliu tha se për shkak të arritjeve të mëdha të tij sot mungon edhe ekipi shëndetësor në hyrje të Kuvendit, ku deputetët sipas saj kanë kaluar pa e matur temperaturën.