Musliu: Kjo Qeveri është vonuar, kërkesa nga ShBA është bërë qysh më 22 tetor 2019

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar Qeverinë se ka vonuar vendimin për shqyrtim në Kuvend që FSK-ja të dërgohet në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Musliu tha se kjo kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë qysh më 22 tetor të vitit 2019.

“Sot jemi mbledhur për të marrë një vendim historik, është një ëndërr e shumë brezave. Por është e papranueshme të bëhet kështu shkarazi. Vonesa e kësaj seance lë të kuptojë se politika i ka futur duart thellë. SHBA kërkesën e ka dërguar më 22 tetor 2019. Pse kaq shumë vonesë? Pse u dasht një vendim të tillë t’i vijë Kuvendit në mënyrë të shtuar? Kjo vonesë është si pasojë e neglizhencës”, tha Musliu.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se kjo Kosova e ka nder që të fillojë kaq mbarë vitin e ri.

“ Sot Ushtria e Kosovës me lejen e Kuvendit shkon në një mision paqeruajtës me kërkesën e ShBA-ve, nuk është pak por është shumë për një shtet të vogël si Kosova. Është një ditë e madhe për Kosovën. Ka nder që të filllojë mbarë vitin e ri. Ushtria e Kosovës e cila edhe me Kushtetutë është garanci i paqes, nga sot do të kontribojë që paqja të vendoset kudo në botë”, tha Gashi.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për të votuar propozimin e Qeverisë për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.