Musliu: Javën e ardhshme i informojmë qytetarët për situatën e sigurisë në Kosovë

Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pa prezencën e mediave.

Pas raportimit, para gazetarëve doli kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu (PDK), e cila deklaroi se diskutuan më tëpër se një orë lidhur me punën e AKI-së.

Musliu tha se javën e ardhshme do t’i informojnë qytetarët në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë.

“Evidetuam shumë çështje të brendshme të AKI-së për të cilat u dakorduam që t’i trajtojmë gjatë ditëve në vijim. Të mërkurën e ardhshme do ta ftojmë drejtorin e përgjithshëm të AKI-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, për shkak të deklaratave të fundit, që të marrim më shumë informata për këtë çështje”- tha ajo.

“Javën tjetër do t’i inforojmë më shumë qytetarët lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë” – shtoi Musliu.

Ditët e fundit  në Kosovë ka pasur deklarime publike në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përsëritur edhe më 09.07.2014 rrezikun me të cilin mund të përballet Kosova për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë.

Ai ka thënë se nëse Serbia mbetet pa u ndëshkuar për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë, do ta përsërisë skenarin e njëjtë me përmasa më të mëdha.

Kështu u shpreh Konjufca pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Ditë më parë, Konjufca ka ngritur shqetësimin e Kosovës si shtet në lidhje me tendencat destabilizuese të Serbisë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë informacione të sakta që një grup tjetër prej qindra personave po ushtrojnë në Serbi dhe po përgatiten për ndonjë sulm eventual tjetër.

“Derisa ne po flasim, institucionet tona kanë informacione të sakta që një grup tjetër prej qindra personash, sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për një sulm eventual që mund ta përjetojmë”, ka deklaruar Konjufca.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë më 24.09.2023 e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Rreshter i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.

Lista e personave që tashmë kanë fletarrest nga INTERPOL-i për sulmin terrorist në Banjskë