Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Murtezaj: Ne kemi nevojë për udhëheqës që krijojnë miq e jo konflikte

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valon Murtezaj në Debat Pernime i këshilloi ata që do të hyjnë në Qeveri që të krijojnë miq e marrëdhënie të mira mes vendeve, e jo njerëz që krijojnë konflikte.

“Një këshillë miqësore për këdo që do të jetë në Qeveri. Ne kemi nevojë për njerëz që krijojnë miq dhe që krijojnë marrëdhënie ndërmjet vendeve. Mos t’i harrojmë fytyraT si Ibrahim Rugova, Anton Qetta e Mehmet Gjevori. Kemi nevojë për profile të tilla në udhëheqjen e Kosovës, e jo profile që do të gjejnë oaza të konfliktit apo një burim potencial të konfliktit”, tha Murtezaj në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Valon Murtezaj nga LDK, Haki Abazi nga VV dhe Emilja Rexhepi nga NDS, të cilët do të flasin për ‘Politikën e jashtme’.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.