Foto: ZKM

Murati thotë se janë regjistruar 1,000 punëkërkues në platformën ‘Super Puna’

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se qysh në javën e parë janë regjistruar 1,000 vende pune në “Super Puna”.

Sipas Muratit, të gjithë të rinjtë që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen në këtë platformë.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti” – ka njoftuar ai.

Më 6 shkurt, është lansuar platforma për punësimin e të rinjve në Kosovë e quajtur ‘superpuna’.

Sipas ministrit Murati, pilotimi i platformës do të jetë një mbështetje prej gjashtë muajsh për secilin të ri me pagë minimale prej 264 euro.