Murati: Projektligji për tërheqje rrënon Trustin

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kërkesa për miratimin e projektligjin për tërheqjen e një pjesë të kursimeve rrënon Fondin Pensional.

“Kërkesat për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është rrënim i këtij fondi. Kërkesa për tërheqje është asgjë më shumë se popullizëm i propozuesve”, tha ministri Murati.

Ai kundërshtoi opozitën sa i përket ndihmës që ka dhënë Qeveria për të përballuar inflacionin.

Ndersa, ministri Murati ka pyetur opozitën pse nuk po kërkojnë nga tregtarët që të ulin çmimet.

Ai tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk do të ndihmojë të papunët por masat qeveritare.

Murati tha se pa miratimin e rishikimit të Ligjit për Buxhetin 2022, do të ri-shikohen skemat për ndihmë të fëmijëve.

Kuvendi sot po e diskuton mundësinë e tërheqjes së TRUST-it. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në cilësinë e iniciuesit e ka prezantuar sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensionale të Kosovës.