Murati: Presim që rritja reale ekonomike në vitin 2022 të arrijë në 5.7 për qind

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në mbledhjen e Qeverisë së Kosvës ka thënë se në vitin 2022 të ketë rritje ekonomike prej 5.7 për qind.

“Mirëpo, si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë, ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar në vitin 2022, andaj edhe vlerësimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Kështu, nga parashikimet presim që rritja reale e vitit 2022 të arrijë 5.7 për qind”, ka thënë Murati.

Kjo rritje ekonomike sipas tij do të jetë e nxitur kryesisht nga eksporti neto dhe investimet.

“Kurse rritja nominale përsëri do të jetë dyshifrore, megjithatë janë presionet inflacionare që ndikojnë që rritja reale kësaj radhe të jetë më e ulët”, tha Murati.

Tutje, Minsitri ka thënë se ë dhënat buxhtore deri në fund të muajit prill kanë shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak, prej 21% më shumë.