Hekuran Murati, Ministër i Financave, Foto: Arta Sopi, KALLXO.COM

Murati: Nuk di sa duhet të merremi me kritikat për 100 euroshin

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media ka folur rreth kritikave të opozitës për vendimin e ndarjes së 100 milionë eurove si masë e mbështetjes për qytetarët.

“Nuk di sa duhet të merremi me krtitka, ne si qeveri po vazhdojmë të punojmë për qytetarët tonë. E dimë sesi kanë punuar në të kaluarën, kurse tash qytetarët po e shohin mund ta bëjnë krahasimin, sesi taksat sjellën tek qytetarët”, ka thënë Murati.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka cilësuar popullist, vendimin e Qeverisë Kurti për shtesat prej 100 eurove për disa kategori në Kosovë.

Ministri i Financave tregon se kur pritet të shpërndahen shtesat nga 100 euro