Murati njofton se janë bërë pagesat për pensionistët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muati ka bërë të ditur se janë bërë pagesat për pensionistët kosovarë.

Sipas tij, përfitues të pensioneve janë 293,347 pensionistë. Murati ka përmendur edhe rritjen e fundit të pensioneve.

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës mori vendim që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro.