Hekuran Murati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Murati: Ligji për Rimëkëmbje po bëhet për grupe të interesit

Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tha se kjo qeveri nuk bënë ligje për qytetarët. Këto ligje sipas tij bëhen për individ, për grupe të interesit, për klane të afërta me këto parti.

“Sa prej qytetarëve kanë pa prej pakos që i paskan shpërnda 365 milion euro… Në këtë qeveri ilegale kush përfitoj, përfituan supermarketet, përfituan milioneret, ata që kanë shumë punëtor por që gjatë kohës së pandemisë kanë fitu dhe kanë regjistruar fitime rekorde”, tha Murati.

Sipas tij bizneset e vogla kanë mbetur pa kurrfarë ndihme.

“Këta mujn me than që kanë fitu edhe disa bizneset e vogla. Por, në fund të ditës ATK-në ua kanë qu bizneseve të vogla me i dënu edhe ato pare që i kanë marrë të hanën të martën ATK ua ka dhënë dënim dhe përfundimisht bizneset e vogla kanë mbetur pa kurrgjë e të mëdhatë me miliona në xhep”, shtoi ai.