Murati: Interesimi për të investuar në bonot e diasporës ka arritur 7 milionëshin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se interesimi për të investuar në bonot e diasporës ka arritur në rreth 7 milionë euro. 

“Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare”, ka shkruar Murati në Facebook.

Përgjatë viteve, mjetet e dërguara në Kosovë nga diaspora në vit kanë qenë në mbi gjysmë miliard euro. Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca.

Bonot paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore në Kosovë.

Letrat me vlerë ose bono të thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve sa herë që qeveria ka nevojë për më shumë para.