Murati flet për kredinë 40 milionëshe nga Banka Evropiane për Investime për t`u dalë në ndihmë biznesve të vogla

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se në lidhje me këtë pikë Ministria e Financave ka ndërmarr masa që kanë për qëllim adresimin e efekteve negative të shkaktuara nga COVID-19.

“Ne pas negociatave kemi nënshkruar këtë marrveshje për ndërmarrje të vogla dhe të mesme”, tha Murati.

Ministri Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Sipas tij kredia nuk ka tarifa të zotimit “Kjo pikë është miratu nga deputetët e këtij komisioni”.