Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, 7 qershor 2022

Murati: Do të mbështesim financiarisht punësimin e personave me nevoja të veçanta

Personat me nevoja të veçanta të cilët kanë aftësi pune do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Hekuran Murati tha se përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet në bashkëpunim me organizatat joqeveritare që punojnë me këta persona.

Sipas Muratit, përveç të punësuarve që do të mbështeten, Qeveria do të subvencionojë edhe kompanitë që pranojnë për punë trajnuese këta persona për periudhë 3 deri në 6 muaj.

“Ne kemi thirre disa organizata joqeveritare që punojnë me personat me nevoja të veçanta sepse ata i njohin më mirë ata persona dhe aftësitë e tyre. Ne kemi kërkuar që ata të trajnohen për punë ku shteti do të paguajë 160 euro për secilin muaj për periudhën 3 ose 6 muaj kurse kompania do të përfitojnë nga 100 euro për muaj gjatë kësaj kohe. E nëse kompania ku kryhet trajnimi do të vendosë që pas kësaj kohe ta punësojë e këtyre personave, shteti do të paguajë nga 270 euro subvencionim për muaj për atë të punësuar për tre muaj radhazi”, tha Murati sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Kjo masë e Qeverisë ka shumë totale prej 5 milionë eurosh.