Murati dhe Tahiri kthejnë në diskutim temën e bojlerëve dhe filterave

Debati mes ministrit të Financave Hekuran Murati dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka kthyer në Kuvend çështjen e ndërrimit të bojlerëve dhe filterave në KEK.

Murati ka folur lidhur me investimin e fondeve të IPA-s në ndërrimin e filterave dhe ka thënë se në vitin 2019 ministri i Financave dhe i Ekonomisë në atë kohë janë zotuar që Republika e Kosovës e merr përsipër financimin e bojlerëve.

“Seancën e kaluar s’di a keni qenë i vëmendshëm ku është fol se se për t`i ndërruar filterat fillimisht është gjetur punë shtesë dhe është pa që ka gabime dhe devijime edhe në bojlerë. Për këtë punë mund ta konsultoni bashkëpartiakun e juaj, ministri i asaj kohe Bedri Hamzaj, i Financave dhe i Ekonomisë, Valdrin Lluka, ku flitet për zotimin që Republika e Kosovës e merr përsipër për të kryer dhe për të financuar për bojlera në mënyrë që të mundësohet investimi i fondeve të IPA-S për filtera”, ka thënë Murati.

Pas kësaj deklarate në Kuvend u dëgjuan të qeshura të deputetëve.

“Juve mund të ju duket edhe çështje për të qeshë, por ky është zotimi që është dhënë që në vitin 2019 dhe që atëherë është ditë që duhet të bëhet ky investim”, ka thënë ai.

Ndërsa Abelard Tahiri është kundërpërgjigjur duke thënë se nëese nuk kish ndodhë vonimi i implementimit të projektit të IPA-s nuk do të ishin investu mjetet shtesë.

“Sa i përket çështjes së bojlerëve të kryeministrit unë po të them që nëse ti nuk ishte vonua me implementim projektin e IPA-s në vitin 2020 sot nuk kishe investu edhe 30 milionë euro shtesë. Sot jemi në sitautë kur ke me i ndalë dy blloqet, ki me pas mungesë ka 250 MGW në orë si mungesë e daljes së tyre prej funksionit dhe kemi me hy në një situatë ku ka me na kushtu importi i energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.