The mural of Ratko Mladic in Belgrade after it was hit by paint on Wednesday. Photo: BIRN.

Murali i Ratko Mlladiqit në Beograd qëllohet me ngjyrë

Mëngjesin pasi policia serbe arrestoi dy gra aktiviste për hedhje të vezëve në muralin e Ratko Mlladiqit në Beograd, një aktivist tjetër politik hodhi një kovë bojë mbi muralin që nderon kriminelin serb të luftës në Bosnje.

Gjorgjo Zujoviq, anëtar i Partisë Socialdemokrate, hodhi një kovë me ngjyrë në muralin e gjeneralit të luftës Ratko Mlladiq gjatë ditës së sotme, përkundër përpjekjeve të policisë për të mbrojtur kriminelin e luftës në Bosnje.

Zujoviq ka thënë se ky mural ‘paraqet njollë në fytyrën e çdo qytetari të Serbisë, pa marrë parasysh cilit nacionalitet, racë apo religjion i përket. E konsideroj normale këtë që po bëjë “, tha ai për Nova.rs.

Murali ka qenë fokus reagimesh që nga tubimi i organizatës jo qeveritare “Youth Initiative for Human Rights”, gjatë ditës së djeshme në ditën ndërkombëtare kundër anti semitizimit dhe anti fashizmit që bënë thirrje për ngjyrosje të tij.

Ministria e Punëve të Brendshme ndaloi tubimin dhe dërgoi zyrtarë policor për të mbrojtur muralin, por dy gra aktiviste, Aida Coroviq dhe Jelena Jasimoviq, hodhën vezë në të dhe të dyja u arrestuan.

Ato u liruan në mbrëmje dhe ju bashkuan një proteste të mbajtur në qendër të qytetit kundër arrestimit të tyre dhe muralin të Mlladiq.

Protestuesit marshuan drejt komunës së Vraçarit, aty ku edhe gjendet murali, por policia formoi një rrethojë mbrojtëse për të mos lejuar arritjen tek murali.

Të mërkurën në mëngjes policia bëri të ditur se ka arrestuar 6 persona nga marshi i ditës së martë.

Në qershor të këtij viti, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiçit për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës si dhe terrorizimin e popullsisë së Sarajevës.