Foto: Atdhe Mulla

Munguan vota e shokut dhe e nënës së shokut, PZAP urdhëron rinumërimin e votave të PDK-së në Prigodë të Istogut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar pjesërisht ankesën e Dardan Kaliqanit, kandidat i PDK-së për asamblist në Istog.

Pas ankesës që ka bërë Kaliqani, PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet e PDK-së, specifikisht në vendvotimin në fshatin Prigodë.

Kandidati Dardan Kaliqani në ankesë kishte pretenduar se shoku i tij dhe nëna e shokut të tij e kishin votuar atë por që në rezultatin përfundimtar të KQZ-së atij i janë regjistruar 0 vota në vendvotimin në Prigodë.

Ndonëse Kaliqani ishte ankuar edhe për disa vendvotime të tjera, PZAP i ka refuzuar atij ankesën për 18 vendvotime në Istog.

KËTU mund ta gjeni vendimin e PZAP-së për ankesën e kandidatit Kaliqani.