Mungon prokurorja, nuk mbahet seanca për për grabitje në parkun e Taukbashqes

Liridon Sadiku po akuzohet për grabitje në një lagje të Prishtinës.

Seanca gjyqësore ndaj tij megjithatë nuk u mbajt për shkak të mungesës së prokurores së rastit, Fitore Sadikaj.

Kryetari i trupit gjykues Isuf Makolli në fillim të seancës deklaroi se nuk plotësohen kushtet për mbajtjen e kësaj séance.

Ndërsa tha se prokurorja nuk e ka arsyetuar mungesën.

Seanca e radhës u caktua për 28 janar.

Prokuroria pretendon se Liridon Sadiku me datën 2 shkurt të këtij viti, në parkun e  Taukbashqes afër fushës së tenisit në Prishtinë, së bashku me të miturit Rr.K dhe E.K me me përdorimin e  forcës dhe nën kërcënimin e armës së ftoftë-thikës kanë grabitur çantën me para në shumë prej 1 mijë e 650 euro, një telefon të tipit ‘’ Iphone X’’, një telefon të tipit ‘’Nokia’’, parfume si dhe dokumente personale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, grabitja kishte ndodhur në atë mënyrë që fillimisht njëri nga të miturit pasi ka pështyrë në tokë i ishte drejtuar të dëmtuarit Liridon Ahmetit me fjalët ‘’çka pom kqyr’’ dhe menjeherë të miturit E.K dhe Rr.K i kanë nxjerrë thikat dhe e kanë goditur të dëmtuarin në shpinë dhe në dorën e djathtë ndërsa i akuzuari Liridon Sadiku nga i dëmtuari Liridon Ahmeti ka marrë çantën në të cilën mori gjësendet e lartcekura.