Mungon inicuesi, shtyhet debati parlamentar për organizimin e arsimit

Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, është shtyrë.

Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në mungesë të iniciuesit të këtij debati shtyhet kjo pikë.

“Në mungesë të iniciuesit të këtij debati kjo pikë e rendit të ditës shtyhet të shqyrtohet brenda Kryesisë së Kuvendit”, tha Bogujevci.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar situata mes subjekteve në pozitë dhe atyre opozitare.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, gjatë sesionit të paradites e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është përfshirë në diskutime me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Duke konsideruar se Bogujevci po përdorë gjuhë kërcënuese, deputeti Gashi tha se modeli i tillë nuk funksionon.

VIDEO – Momenti i përplasjes Gashi – Bogujevci

Kurse, Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të  PDK-së u fjalos me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla lidhur me Gjykatën Speciale.

Gërvalla – Tahirit: Gjykatën Speciale e keni votuar ju, ajo nuk ka pikur nga qielli – VIDEO