Mungon dëshmitarja, shtyhet seanca ndaj inspektorit të Shtimes

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj inspektorit të Komunës së Shtimes, Taulant Salihaj.

Kjo për shkak se në seancë do të dëgjohej dëshmitarja Elfete Shabani, e cila nuk u paraqit në gjykatë ,

Prokurori i rastit, Veton Shabani propozoi që në vend që të dëgjohet dëshmitarja mund të lexohet deklarata e saj e dhënë në polici, që të mos zvarritet procedura.

Por i akuzuari Taulant Salihaj i konsultuar me avokatën e tij Teuta Qaushin nuk u pajtua që deklarata e dëshmitarës të lexohet sepse inspektori i Komunës deklaron se ka disa pyetje dhe pa qartësi në deklaratën e saj,

Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi dhe antarët Ilir Bytyqi dhe Fitore Daci, vendosin që për faktin se dëshmitarja mungon dhe se i pandehuri nuk pajtohet që të lexohet deklarata e saj , të shtyjë seancën për një datë tjetër që të sigurohet dëshmitarja ,e nëejta të dëgjohet dhe të vazhdohet me mbrojtjen e të akuzuarit.

Gjithashtu kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së lëndës dhe se këto lëndë janë me prioritet për tu përfunduar në kohë të arsyeshme, vendosi që seancë e radhës të mbahet pasnesër me datë 21 nëntor nga ora 13;00 .

Taulant Salihaj akuzohet nga prokuroria se në muajin shtator 2017 dhe në muajin prill 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor ndërtimor në Komunën e Shtimes ka shfrytëzuar detyrën zyrtare duke ia shkelur seriozisht të drejtën e personit tjetër tani të dëmtuarit Haxhi Shabani.

Sipas aktakuzës, Salihaj nga i dëmtuari fillimisht merr shumën prej 500 euro për përpilimin e planit të shtëpisë së parë si dhe 580 euro për përpilimin e planit të shtëpisë së dytë , me qëllim që t’i rregullojë dokumentet ndërtimore ndërsa e lejon që t’i ndërtojë dy shtëpi pa i pajisur me leje duke mos i përmbush detyrat e tij zyrtare dhe pse detyra e tij ishte për t’i ndaluar ndërtimet pa leje.

Me ç’rast të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 1 mijë e 80 euro.

Sëmuret i akuzuari, dështon seanca për keqpërdorim detyre