Ilustrim - Gazi lotsjellës në Kuvend (Mars 2018) - Foto: Atdhe Mulla

Mungojnë shumica e të akuzuarve, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend më 2015

Kryeparlamentari i Kosovës, Galuk Konjufca, deputetët Pal Lekaj  dhe Time Kadriaj, ish-deputetet Aida Dërguti dhe Besa Baftija kanë munguar në seancën e shqyrtimit fillestar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në objektin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

Për dallim nga të akuzuarit e lartcekur prezente në gjykatë si e akuzuar ishte ish-deputetja, Teuta Haxhiu.

Sipas gjyqtarit, Adnan Kamberi, për Konjufcën, Dërgutin, Lekajn, dhe Baftijën nuk kishte dëshmi se ftesën për të marrë pjesë në seancë e kishin pranuar.

Ndërsa për të akuzuarën Time Kadriaj nga fletëkthesa e Postës së Kosovës thuhet se adresa ndaj saj është jo e plotë.

Avokati i Besa Baftijës, Naim Rudari tha se e njëjta gjendet jashtë shtetit dhe se nuk e ka pranuar fletëthirrjen për të prezantuar në gjykatë.

Prezentë në gjykatë nuk ishin as avokati Arianit Koci që mbron Pal Lekajn, Granit Vokshi që mbron të akuzuarën Time Kadriaj, avokati i Glauk Konjufcës, Isak Hoxha i cili i ka kërkuar gjykatës që të shtyhet seanca për një datë tjetër, pasi nuk mund të prezantoja në këtë seancë për shkak të një seancë tjetër e cila ishte caktuar muaj më parë.

Për të akuzuarën Aida Dërguti, prezantoi avokat Isa Salihu.

Glauk Konjufca është i akuzuar edhe në një rast tjetër penal për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Akuzë për të cilën ishte liruar nga Gjykata Themelore më 26.02.204 dhe tashmë rasti ndodhet për trajtim në Gjykatën e Apelit.

Hedhja e gazit lotsjellës lidhet me revoltën e partive opozitare që në atë kohë ishte aktuale çështja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asosacionin e komunave me shumicë serbe.

Për çka akuzohen deputetët dhe ish-deputetët?

Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Besa Baftija dhe Aida Dërguti nga Prokuroria e Prishtinës akuzohen për përdorim të armës pasi sipas aktakuzës të njëjtit kanë përdorur armë në kundërshtim me ligjin më 14.12.2015 në orën 10:00 pas hapjes së mbledhjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, secili veç e veç; Konjufca, Lekaj, Baftija.

Ndërsa në orën 11;00 sipas dispozitivit të parë, Aida Dërguti në sallën e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, paraprakisht i kanë aktivizuar me dorë armët për shpërndarjen e gazit irritues.

Me veprimet si në dispozitivin një të aktakuzës, të akuzuarit në dispozitivin dy ngarkohen se kanë penguar punën e personave zyrtarë – deputetëve të Kosovës.

Ndërsa në dispozitivin tjetër, vetëm Teuta Haxhiu dhe Time Kadriaj akuzohen për armëmbajtje pa leje – armë për shpërndarje të gazit, më 15.12.2015.

Dy të akuzuarat sipas prokurorisë kanë siguruar armët që përdoren për shpërndarje të gazit irritues ku me të hapur mbledhjen në sallë nga kryetari i Kuvendit, Haxhiu pasi ka mbajtë në posedim gazin lotsjellës, ia ka dhënë mjetin Time Kadrijajt e cila pastaj ja ka dorëzuar deputetit Pal Lekaj.