Mungesa e pjerrinës në Klinikën e Gjinekologjisë, Foto: KALLXO.com

Mungesa e pjerrinës vështirëson bartjen e pacientëve në Gjinekologji (VIDEO)

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës nuk ka pjerrinë për kalimin e karrocave.

KALLXO.com ka pranuar një video ku shihet se ekipi mjekësor nuk mund ta dërgojnë brenda në klinikë një grua, e cila është duke u bartur me karrocë invalidore për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në video shihet se si deri te shkallët gruaja bartet me karrocë, mandej asaj i ofrohet ndihmë nga stafi mjekësor për t’u ngjitur shkallë. Nga ana tjetër dy persona tërheqin karrocën shkallëve të jashtme të Klinikës së Gjinekologjisë.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor të Kosovës në lidhje me këtë çështje por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.