Mungesa e nënkalimit, protestojnë banorë në një fshat të Vushtrrisë

Banorët e fshatit Stanoc të Vushtrrisë, në formë proteste kanë ndërprerë qarkullimin e veturave në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë mëngjesin e 14.09.2024.

Protesta u organizua për shkak të mungesës së nënkalimit në këtë fshat, kjo për faktin se nuk ka vendkalim për këmbësorë prej një largësie rreth 4 kilometra.

Kryetari i fshtatit, Fehmi Shala, tha se një ndërtim i tillë është i nevojshëm.

“Këtu 3.8 km e kanë lënë nënkalimin. Banorët, nxënësit, studentët duhet shkojnë shkollë dhe punë. Ne kërkojmë që këtu të ndërtohet një rrethrrotullim osë nënkalim nuk po zgjedhim, pronat i kemi liruar pa kurrëfarë konpensimi do të thotë pa shpronësim”- tha Shala.

 

Ndërsa, përfaqesuesi i fshatit Skender Cakaj, u shpreh se ndërtimi i nënkalimit është pjesë edhe e projektit, mirëpo nuk është duke u punuar.

“Kemi dëshmi, kemi letra se në këtë projekt ekziston rrethrrotullimi, nënkalimi dhe është magjistrale me kombinim mirëpo që nuk është duke u punuar sipas kuotave”- tha Cakaj.

E një kërkesë e tillë, sipas të njëjtit është legjitime dhe e arsyeshme.

“Ne si qytetarë nuk kemi qasje, nuk kemi ka kalojmë as punëtorët që shkojnë në punë as studentat që të udhëtojnë dhe as nënësit, do të thotë jemi total hendikep. Nuk kemi as stacion të autobusave fare, kjo pakënaqësi është shumë legjitime shumë e arsyeshme”– shprehet banori.

Hysen Cakaj, banorë tjetër i fshatit Stanoc, tha se duhet kaluar rrugë të gjatë për ti përfunduar punët dhe kjo përshkak të mungesës së nënkalimit.

“Tash po kërkojmë qasje në anën e kundërt se kemi shkollë, kemi punë e të gjitha këto. Na duhet për të shkuar 4 kilometra në Novosellë për me udhëtu me autobusë. Këto janë dy ngarkesat tona, një rrethrrotullim këtu ku jemi dhe një nënkalim të rruga kryesore tek shkolla”- shton Cakaj.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për mungesën e nënkalimit në këtë fshat, duke marrë qëndrim rreth çështjes edhenga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Infrastrukturës.

Banorët në hall me mungesën e nënkalimit në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë