Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Mungesa e kuorumit, shtyhet propozim – vendimi për komisionin e shëndetësisë dhe të drejtave të njeriut

Në Kuvendin e Kosovës nuk pati kuorum për pikën e pesë të rendit të ditës “Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare”, për komisionin e shëndetësisë dhe të drejtave të njeriut,  andaj ky propozim – vendim u shty për një seancë tjetër.

Në Kuvend ishin të pranishëm 76 deputetë përderisa për të miratuar një vendim duhet të jenë 80 deputet.

Gjithashtu, për një seancë tjetër është shtyrë edhe votimi i rezolutës së pikës së tetë të rendit të ditës për debatin plenar për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë.