Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Mungesa e kuorumit, dështon sërish votimi i dy rezolutave lidhur me pandeminë

Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit nuk ka arritur të votojë dy rezoluta lidhur me menaxhimin e pandemisë, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Fillimisht për propozim-rezolutës të parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryetarja e Kuvendit të Kosoëvs, Vjosa Osmani tha se vetëm 25 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

“Rrejdhimisht, nuk ka kuorum të mjaftueshëm për këtë propozim-rezolutë”, tha ajo.

Edhe për votimin e rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nuk pati kuorum.

“Edhe këtu i kemi vetëm 21 vota për, asnjë kundër asnjë abstenim, përkundër 71 deputetëve prezent, pra nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të kaluar kjo rezolutë”, tha Osmani.

Rezoluta e propozuar nga LVV kishte këto pika:

  1. Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për parandlimin dhe luftimin e pandemisë covid 19 në territorin e RKS.
  2. Për pacientet e infektuar me simptome te lehta të dyshuarit për infeksion dhe familjatrët e tyre gjatë periudhës së vetizolimit institucionet shtetërore të marrin përsipër mbrojtjen dhe kompensimin e nevojave të tyre elementare shëndetësore dhe sociale.
  3. Të merren masat urgjente për trajnimin edukimin, mbrojtjen  dhembështetjen e stafit shëndetësor, përfshirë rekrutimin e stafit shtesë në të gjitha nivelet në raport me rekomandimet nga IKSHPK OBSH he ISDS.
  4. Të gjitha institucionet të marrin të gjitha masat për informim korrekt hde me kohë reale mbi të vërtetën e gjendjes aktuale epidemiologjike për seriozitetin dhe pasojat e pandemisë.

Ndërsa rezoluta e propozuar nga  PDK kishte këto pika:

  1. Të autorizohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që në afatin sa më të shpejtë kohor të sjell për miratim në Kuvend ligjin Anti Covid-19.
  2. Kërkojmë urgjentisht që qeevria e Kosovës me vendim të vecantë të rris pagat e profesionistëve shendetëso siç ishte planifiku me ligjin për pagat duke përfshi edhe rritjen sipas kërkesave të infermiereve. Poashtu ky vendim duhet të përfshij gjitha kategorit dhe zyrtarët shtetëror që po përballen me menaxhimin e pandemisë Covid-19.
  3. Ministria e Shëndetësisë të mundësoj punësimin edhe të 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes së pandemisë Covid-19.
  4. Sa më shpejtë të bëhet decentralizimi i testimeve dhe trajtimi për Covid-19 duke i mbështet komunat për menaxhim të situatës me plan konkret dhe sipas nevojës të angazhohet edhe spitalet private në menaxhim të situatës.
  5. Të licensohen laboratorët privat për të bërë test për Covid-19 me mbikëqyrje strikte shtetërore duke i obligu që të raportojnë reyultatet në bayqa ditore në institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
  6. Autoriyohet IKSHPK që të kordinoj veprimet me organet përgjegjëse në nivel lokal dhe qëndror për të siguru që të prekurit me Covid-19 nuk i shkelin kriteret e vetizolimit dhe masat mbrojtëse.