
Mungesa e kuorumit, dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila njoftoi se tre nënkryetarët Kuvendit nuk ishin prezentë në mbledhje.
“Sot kishe kuorum për mbledhje të kryesisë. Arsyeja ishte mungesa e tre nënkryetarëve, Saranda Bogujevci ka udhëtuar për takim ne Këshillin e Evropës. Enver Hoxhaj nuk ishte prezent ndërsa Lista Serbe nuk e kane caktuar ende nënkryetarin” – deklaroi Kusari Lila.
Ajo tha se arsyeja që këtë javë nuk është planifikuar seancë e rregullt është sepse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Saranda Bogujevci do të jenë në Strasburg në takimin e Këshillin Evropës.
“Arsyeja që këtë javë nuk është planifikuar seance e rregullt është për faktin se edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe edhe nënkryetarja, Saranda Bogujevci do të jenë në Strasburg në takimin e Këshillin Evropës, në një agjendë tepër të ngjeshur dhe të rëndësishme për Kosovën. Të mërkurën pritet që në asamblenë parlamentare të KiE, pritet të debatohet për dialogun Kosovë-Serbi, pikë e rendit e propozuar nga Britania” – tha Kusari-Lila.
Kusari Lila tha se të mërkurën, me 1 shkurt do të mbahet një seancë me vazhdimin e pikave të papërfunduara dhe të enjten më 2 shkurt një seancë e re.