Mundësohet korrigjimi i gabimeve gjatë aplikimit për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente

Administrata Tatimore e Kosoës ka njoftuar qytetarët të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga pakoja emergjente, se kanë mundësi të korrigjojnë gabimet e bëra gjatë aplikimit.

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se Komisioni i përbashkët ATK dhe MEPTINIS, është duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pako Fiskale Emergjente.

`Ky komision ju njofton se tani mund të dërgoni kërkesat për korrigjime, nëse keni vërejtur se gjatë aplikimit për të përfituar në njërën nga masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14 të Pakos Fiskale Emergjent, u është përvjedhur ndonjë gabim i paqëllimshëm. Kërkesat tuaja për korrigjime eventuale mund t’i dërgoni më së largu deri me datë 20 Maj 2020  në e-mail adresën: [email protected] `, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Poashtu ATK ka bërë të ditur se qytetarët në këtë email adresë duhet të sqarojnë arsyjen e ndryshimit dhe kërkesën për ndryshim/plotësim.

`Kjo është adresa e vetme zyrtare, nga e cila, Komisioni do t’i shqyrtojë kërkesat,  të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet, ndërsa, çdo adresim i kërkesave në ndonjë adresë tjetër alternative, nuk do të merret parasysh nga Komisioni dhe me automatizëm do të konsiderohet e pavlefshme`, njofton ATK.

ATK ka bërë të ditur se e pavlefshme konsiderohet edhe çdo e-mail i cili dërgohet në këtë adresë, e cila nuk ka të bëjë me korrigjimet e gabimeve për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente.

`Ju inkurajojmë që të gjitha kërkesat për korrigjime t’i dërgoni sa më shpejt, me qëllim që të mos përcjellët ndonjë lëndë me gabime eventuale në Thesar për transfer të mjeteve, me ç ‘rast  pamundësohet korrigjimi i tyre`, thuhet në njoftim.

Qeveria Kurti, miraton paga shtesë dhe paketën Emergjente Fiskale