AKIV - Foto: MTI

Mullisit kërcënojnë me ndërprerjen e bluarjes së grurit në kohë pandemie

 

Mullinjtë në Kosovë  nga sot pritet të pezullojnë prodhimin e miellit. Shoqata e Mullisëve të Kosovës nuk pajtohet me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 mars, vendim ky për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 01/15, 19 tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin 01/06 të 25 marsit 2020.

Kjo shoqatë, me anë të një reagimi publik potencon se me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari, që urgjentisht të anulojë vendimin sipërpërmendur. Prodhuesit e miellit kanë paralajmëruar se do të ndalin prodhimin deri në anulimin e këtij vendimi.