Muja: Politika e ka pasur fajin për gjendjen në të cilën ka qenë RTK-ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se në të kaluarën ka pasur raste kur të afërmit e anëtarëve të Komisionit për media janë punësuar në Radiotelevizionin e Kosovës.

“Në të kaluarën është keqpërdorur, të afërm të anëtarëve të Komisionit për media por edhe për buxhet i ke pasur në RTK”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se fajin për gjendjen në të cilën ka qenë televizioni publik e ka politika.

Muja në emisionin “Kallxo Përnime”, ku po debatohet për RTK-në, ka thënë se ka qenë kërkesë e Komisionit që deputetët t’i kenë “duart larg RTK-së”.

“Në fakt në takimin e parë ka qenë kërkesë e jona që çdo deputet t’i ketë duart larg RTK-së, këta kanë nevojë me pasë pavarësi. Po mundohemi me ndërtu një standard që nuk është i lehtë, që është përkeqësu që herët. Në fakt ne çfarë kemi parë në bazë të listave ka qenë shumë shqetësuese, ka qenë nga komisionet paraprake, anëtarë të komisioneve, politikanë, ka shti duart në punësime në RTK, kemi gjetur të afërm të tyre që punojnë në RTK. Politika e ka pasur fajin për gjendjen në të cilën ka qenë televizioni”, ka thënë Muja.