Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muja: Ka përpjekje nga opozita që Kosova të vendoset në kolaps energjetik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur pas takimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Deputeti Muja ka thënë se “Nuk ka vendim për zhbërjen e trafiave apo kthimin e tarifave në pikën zero dhe për pasojë baza e kërkesës është e palogjikshme”.

Muja ka thënë se kerkësa e opozitës është për shkarkimin e bordit të ZRRE-së është në vazhdën e traditës së tyre.

“Unë besoj që ka një përpjekje të opozitës që të ketë një koordinim të plotë që të pamundësohet ose që Kosova të vendoset në një kolaps energjetik. Opozita duhet të ketë parasysh se këto përpjekje, unë besoj se janë të pamatura. Por megjithatë Kosova njihet për organizimin e mirë të krizës energjetike”, ka thën ai.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Takimi është mbajtur me dyer të mbylluar dhe pa praninë e mediave.

Avokati i Popullit: Vendimi i  ZRRE-së për tarifat me elemente të diskriminimit