Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muhaxheri: Duhet t'i japim mbështetje Vjosa Osmanit për presidente

Anëtari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se grupi parlamentar i LDK-së duhet të qëndrojë në sallën e Kuvendit për t’i dhënë mbështetje Vjosa Osmanit për presidente.

“Se a duhet të jenë deputetët e LDK-së në seancë kur votohet presidentja, është çështje e kryetarit të ri dhe delegatit. Unë personalisht mendoj që duhet të rrijmë në seancë dhe me i jep mbështetje presidentes së re sepse ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet ta dëgjojmë zërin e qytetarëve”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Ai para fillimit të kuvendit zgjedhor të LDK-së, u prononcua edhe për ambiciet e tij të dikurshme për të qenë kryetar i këtij subjekti.

“Kanë ndërru rrethanat, një gjeneral i ka qit gjeneralët e tjerë prej lojës. Tash vijnë gjeneralët e tjerë me vazhdu lojën. Ne që kemi qenë të vjetër, d.m.th. jemi dal prej lojës”, tha Muhaxheri.