Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muhaxheri: Do të jemi kampion për parqe ashtu siç jemi në sport

Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri në Debat Pernime ka thënë se Peja do të jetë kampione për parqe, siç është kampione në sporte.

Ai ka theksuar se Peja do t’i ketë edhe dy parqe të reja.

“Peja do t’i ketë edhe dy parqe me hapësirë rreth 40 hektarë. Do të jetë Parku i Shëndetit dhe Parku i Pishave. Duke e marr parasysh edhe Parkun Karagaq, do të jemi kampion për parqe në Republikën e Kosovës, qysh jemi kampionë edhe për sporte”, u zotua ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Pejës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës: Gazmend Agusholli nga LVV; Gazmend Muhaxheri nga LDK; Kreshnik Husaj nga PDU dhe Rrustem Berisha nga AAK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Pejës: Albulena Mujaj Bajraktaraj dhe Xhenet Syka Kelmendi nga LDK; Arlinda Selmani dhe Vera Kolgjeraj nga AAK; Arta Nallbani dhe Flutra Kasapolli nga PDK; Eleonora Bala dhe Hidajete Nikçi nga LVV.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.