Muharrem Sfarqa emërohet zv/ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sfarqa në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka premtuar angazhim në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës.

“Kam kënaqësinë e rrallë, të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Me këtë rast, dua të falënderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu, falënderoj edhe bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë konsekuent dhe të paluhatshëm në përkrahjen e rrugëtimit tim politik e në veçanti si udhëheqës i Degës së LDK-së në Ferizaj”, ka shkruar Sfarqa.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit udhëhiqet nga Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).