Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra për luftimin e kancerit të gjirit mbajnë takim

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit Jeta\Vita të premten organizojnë takim të përbashkët kushtuar muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Nafije Latifi nga Qendra për luftim të kancerit të gjirit, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryesuesja e komisionit parlamentar për shëndetësi, Albena Reshitaj si dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, dr. Ilir Kurtishi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ky diskutim do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.

Takimi do mbahet në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë në ora 12:00.