MTI ka vazhduar të paguajë 25 inspektorët serbë që s’u panë në punë që nga 2016-ta

Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë, tash e riemëruar (Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë) ka vazhduar të paguajë punëtorët pa shkuar në punë për vite me radhë.

Sipas Raporti të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të kësaj ministrie, janë paguar 25 punëtorë të komunitetit serbë, për të cilët nuk ekziston asnjë dëshmi se ata kanë vijuar apo vijojnë punën.

Këta punëtorë janë angazhuar në MTI me vendimin të Qeverisë.

“Me vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, Qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile”, thuhet në raportin e auditimit.

Sipas ZKA-së, shpenzimi në total për pagat e këtyre të punësuarve për vitin 2020 ishte 122,738 euro.

“Përmes këtij vendimi, MTI ka të angazhuar 25 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në sistemin e Republikës së Kosovës. Këta punonjës nuk kanë punuar asnjëherë për MTI që nga viti 2016 kur edhe janë nënshkruar aktemrimet a tyre”, thuhet në raport.

raportin e auditimit thuhet po ashtu se shkak për mos-shkuarjen në punë të këtyre punëtorëve, është mungesa e hapësirave të punës.

“Mungesa e hapësirave të punës në komunat përkatëse ishte shkak kryesor për mosangazhimin e këtyre të punësuarve. Ministria kishte bërë përpjekje për adresimin e kësaj çështje gjatë vitit, duke dërguar shkresa tek ministritë përkatëse për marrje me qira ose sigurimin e hapësirave për këta të punësuar, mirëpo një gjë e tillë nuk ishte realizuar”, vazhdon më tej raporti.

ZKA ka rekomanduar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të sigurojë vijueshmërinë e rregullt në punë të komunitetit serb, duke bërë monitorimin e tyre të vazhdueshëm ashtu siç parashihet me aktet ligjore për shkak se pagesa e pagave pa vijueshmëri në punë shkakton dëmtim të buxhetit.

Kujtojmë se Rregullorja 05/2010 (neni 7) e shfuqizuar në gusht 2020 me hyrjen në fuqi të Rregullores (QRK) Nr.12/2020 Për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve (neni 8), përcaktojnë se “Gjatë orarit të punës të gjithë zyrtaret publik janë të obliguar të jenë në vendin e punës. Çdo zyrtar publik shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik“.

Këta 25 punëtorë janë të angazhuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si inspektorë në Mitrovicë të Veriut.

Bajram Hasani e fton LVV-në t’i largojë inspektorët serbë që nuk dalin në vendin e punës