MTI hap thirrje publike për subvencionim të bizneseve të grave ndërmarrëse

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme me pronësi të grave ndërmarrëse.

Sipas njoftimit të MTI-së këtë thirrje e kanë hapur për të fuqizuar bizneset me pronësi apo me bashkëpronësi (së paku 50%) të grave ndërmarrëse.

Në kuadër të kësaj, MTI/KIESA do të mbështesë me subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet e tilla, nga 10 mijë e deri në 30 mijë euro.

Në bazë të thirrjes publike ndërmarrjet që mund të përfitojnë:

Ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtorë),  vlera maksimale që mund të përfitojnë është deri në 10 mijë euro, ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), mund të përitojnë deri në 20 mijë euro ndërsa ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) mund të përfitojnë maksimumi deri në 30 mijë euro.