MSh thotë se javën tjetër pritet furnizimi me vaksina 'AstraZeneca'
Mbrëmë Kosova është furnizuar me 4,680 vaksina pfizer/BioNtech, vaksina kundër cobiv-19. Këto vaksina janë të destinuara vetëm për personelin shëndetësor të cilët nuk kanë arritur të vaksinohen nga kontingjenti i parë i vaksinave “Asteazeneca” për arsye shëndetësore të cilet duhet ta dëshmojnë në kohën kur arrijnë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do te bëhet vaksinimi i gjithë stafit shëndetësor në nivel vendi.
KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për furnizimin e më tutjeshëm të vaksinave kundër covid-19. Ai ka treguar se vaksinat “AstraZeneca” pritet të vijnë javën tjetër ndërsa për shkak të numrit të ulët të vaksinave Pfizer e kanë parë të nevojshme që vaksinimi për personel shëndetësor të bëhet vetëm në sallën “1 Tetori” në kryeqytet.
“Javën tjetër pritet me ardh vaksinat “AstraZeneca”. Për shkak të numrit të vogël të vaksinave Pfizer/biontech vaksinimi për personel shëndetësor do të bëhet vetëm ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë”, konfirmoi ai.
Ndërsa, zëdhënësi po ashtu ka potencuar se stafi shëndetësor të cilët nuk do të vaksinohen me pfizer do të listohen në fund të kategorive për vaksinim.
Nga kontingjenti i parë i vaksinave në Kosovë janë vaksinuar 4,600 punëtorë shëndetësorë.
Hoti tutje ka sqaruar se dozat tjera të vaksinave do të shpërndahen nëpër QKMF.
Arijeta Podrimja- Bytyqi, patologe specialiste në një prononcim për KALLXO.com ka potencuar se është vaksinuar sot me pfizer.