MSh sërish fton qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga 'Delta'

Përmes një video – informuese Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimi tek qytetarët e Kosovës.

“A na shpëtojnë vaksinat nga varianit Delta? Po, vaksinimi është mbrojtja më e mirë dhe e vetmja ndaj variantit “Delta” dhe të të gjithë varianteve tjera ekzistuese. Mbroje vetën mbroje familjen dhe të tjerët”, thuhet në videon e përgatitur nga Ministria.

Kujtojmë se në Kosovë janë paraqitur dy rastet e para me variantin Delta, infeksion i cili përhapet më shpejtë se COVID-19.

“Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes”, thuhet në apelin e Ministrisë.

Në anën tjetër, bota ende është duke luftuar edhe me virusin COVID-19.

Rasti i parë i infeksionit me coronavirus në vend është paraqitur më 29 mars 2020, për më shumë se një vit në vend janë infektuar  108 mijë e 73 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 265 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 613 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 195 raste aktive me SARS-CoV-2.