Pasaportë e Kosovës - Foto: REL/EPA

MSh: Personat që nuk kanë letërnjoftim të Kosovës, t'i shfrytëzojnë pasaportat

Prej datës 15 prill 2020, në orën 17:00, ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komuna në rastet kur nuk kanë nevoja esenciale.

Sipas vendimeve të ministrisë, personat që nuk kanë letërnjoftime të shtetit të Kosovës, atë mund ta bëjnë me numrin e parafundit të numrit personal të pasaportës.

Po ashtu, personat që dalin në këto orare të përcaktuara me numër persona, nuk kanë të drejtë të kenë asnjë shoqërues, përveç në rastet kur janë me nevoja të veçanta dhe janë më të vegjël se 16 vjeç.

Ndërsa personat mbi 65 vjeç, u rekomandohet të mos dalin nga shtëpitë përveç në në raste urgjente.

  • Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.
  • Gjatë qarkullimit të personave fizikë për furnizim me mallra të domosdoshme, nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër, përveç në dy raste:
  • personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar tjetër i së njëjtës bashkësi familjare, apo nga një asistent i posaçëm mjekësor dhe
  • personat nën moshën 16 vjeçare, me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i së njëjtës bashkësisë familjare me të njëjtin shtëpive/banesave.
  • Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë rekomandohen personat mbi moshën 65 vjeçare që të mos dalin nga shtëpia/banesa përveç në raste urgjente dhe të domosdoshme.

Duhet theksuar se shumica e qytetarëve do të kenë vetëm këtë mundësi të dalin nga shtëpia, një herë në ditë, për 1 orë e gjysmë, për të kryer furnizimin me mallra te domosdoshme, si dhe detyrat dhe nevojat financiare.