MSh: Pacientja nga Istogu që vdiq sot kishte sëmundje të tjera shoqëruese

Ka shkruar në 8 numri i të vdekurve nga sëmundja COVID-19 në Kosovë.

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mjekim intensiv të Klinikës Infektive ka vdekur gruaja e infektuar nga COVID-19 nga Komuna e Istogut.

Në një njoftim për media, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth pacientes 39 vjeçare.

“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19: Numër rekord i rasteve pozitive, vetëm sot 79 raste

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës se e njëjta kishte qëndruar në spitalin regjional të Pejës për tri ditë rresht ndërsa kohëve të fundit kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.

COVID-19: Numër rekord i rasteve pozitive, vetëm sot 79 raste

www.kallxo.com