MSh licencon një laborator dhe rilicenson një tjetër për testimin e COVID-19 me PCR

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe pesë laboratore për zbulimin e pranisë së virusit COVID-19.

Nga pesë laboratoret e licencuara dy do të detektojnë praninë e virusit me metodën RT PCR, ndërsa tri të tjera me teste serologjike.

Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike në kuadër të Poliklinikës “ OLIVE MEDICAL GROUP ” dhe Laborator Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike në kuadër të Poliklinikës “UBT” do të kryejnë teste RT PCR.

Një nga laboratorët është në Prishtinë e një në Lipjan. Laboratori “UBT” në Lipjan ishte licencuar qysh në fillim, por pas inspektimit i ishte tërhequr licenca. Por MSH-ja ka vendosur ta licencojë sërish.

Deri më tash, në Kosovë janë licencuara tri laboratore për kryerjen e testimeve për COVID-19 me metodën PCR.

Laboratori “Medical & Laboratory Services” në Ulpianë ka qenë i vetmi i licencuar deri më sot.

Laborator Mjekësor Biokimik- Hematologjik “ ELAB KOSOVA 3 ”, Laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik në kuadër të Spitalit Sepecial për Gjinekologji & Obstetrikë “ SIRONA Hospital” dhe Laborator Mjekësor Biokimik- Hematologjik “ Azem Obrazhda B.I ” do të kryejnë teste serologjike.