Ilustrim

MSh licencon edhe tre laboratorë privat për teste serologjike

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë licencuar edhe tre laboratore private për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.

Laboratori Mjeksorë Biokimik Hemetologjik ‘DIAGNOSTIKA’ – Gjakovë, Laboratori Mjekësorë Biokimik Hematologjik ‘DIALAB’ – Prizren si dhe Laboratori Mjekësorë Biokimit – Hematologjike në kuadër të poliklinikës ‘Kavaja’ – Mitrovicë.

 

 

Ndërsa, për kryerjen e testimeve PCR MSh deri më tani ka licencuar tre laboratorë.

‘Medical Laboratory & Services’, laboratori ‘UBT’ dhe së fundmi laboratori ‘Olive’.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka licencuar këto laboratore për të rritur numrin e testimeve për COVID-19.