MSh: Kemi shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për ta rregulluar sektorin farmaceutik

Ministria e Shëndetësisë ka shfuqizuar Udhëzimin Adminstrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve  dhe paisjeve medicinale.

Pas reagimeve nga Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili dhe Oda e Farmacistëve, Ministria  e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se me vendimin me nr. protokolli 05-4834 të dt. 04/08/2020 ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ, nr.02/2019 për rregullimin e çmimeve të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Në komunikatë thuhet se ky shfuqizim hap rrugë që politika e përcaktimit të çmimeve të barnave të vihet në binar ligjor, të rregulloj sektorin farmaceutik në interes të popullatës dhe jo në shërbim të grupeve të interest që sipas Ministrisë dy anëtarë të Komisionit për caktim të çmimeve janë në konflikt interesi.

Sipas MSh-së ky vendim e autorizon Sekretarin e Përgjithshëm të MSh që të ndërmarr veprimet në drejtim të hartimit të Koncept dokumentit për rregullimin e çmimit të barnave me qëllim të shmangies së pa barazisë, monopolit dhe jo kualitet – cilësi në tregun farmaceutik, i cili ka ndikim të konsiderueshëm social dhe ekonomik.

Sipas shpjegimit të Ministrisë, në mungesë të listave zyrtare nga shtetet referente,  Komisioni për përcaktimin e çmimeve i ka përcaktuar çmimet duke u bazuar në lista jo zyrtare.

Ministria ka thënë se këto lista janë në   në kundërshtim me dispozitat ligjore të këtij Udhëzimi Administrativ dhe se Udhëzimi ka imponuar tërheqjen e disa produkteve cilësore nga shtetet evropiane dhe botërore.

“Sipas çështjeve të sipërshënuara të cekura në raportin e Komisionit të ankesave si shkallë e dytë përfundimtare në procedurë të përgjithshme administrative ky UA është i pa zbatueshëm” thuhe në komunikatë.

Sipas MSH-së dy anëtarë të Komisonit  për caktimin e çmimeve dyshohen konflikt interesi njëri që ka përfaqësuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe anëtari tjetër që ka përfaqësuar Odën e Farmacistëve të Kosovës në përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale,

Në komunikatë thuhet se anëtari i OFK është pronar i qarkulluesit me pakicë dhe bashkëpronar i një qarkulluesi farmaceutik me shumicë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka  iniciuar kërkesë te Auditori i Përgjithshëm për rishikimin e rregullsisë së këtij procesi dhe ka adresuar kërkesën për  inicimin e procedurës për vërtetimin e ekzistencës së konfliktit të interesit dhe pasojat e tij në Agjencinë kundër Korrupsion.

Në lidhje me këtë shfuquzum ka reaguar kundër deputeti Uran Ismaili dhe Oda e Framacistëve.